Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përcjellë një mesazh urimi Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit.
Në mesazhin e urimit, Presidenti shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.
“I nderuar zoti President, pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, lexohet në urimin e Putinit./TCh/
“Nuk është e drejtë”, Flick ‘godet’ Real Madridin për veprim...
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rr...
“Nuk është e drejtë”, Flick ‘godet’ Real Madridin për veprim...
Gjethet e hurmave për kocka dhe zemër të fortë
Si ta përballoni vetminë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev