Kanceri në gojë është kanceri i gjashtë më i shpeshti në botë, por prapëseprapë shumë njerëz nuk dinë asgjë rreth kësaj sëmundje.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar numri i rasteve të diagnostikuara me kancer në gojë është rritur për 68% gjatë dy dekadave të fundit, transmeton Telegrafi.
Këto statistika alarmante nënkuptojnë se kanceri i gojës – apo kanceri oral – është një nga sëmundjet që po rritet me ritëm të shpejt.
Shumica e rasteve me këtë kancer zhvillohen te të rriturit e moshave 50-74 vjet, por sëmundja mund t’i prek personat e të gjitha moshave.
Kanceri në gojë ndodh kur zhvillohet një tumor në gojë, në gjëndrat që prodhojnë pështymë, në bajamet prapa gojës, dhe në pjesën e fytit që e lidh gojën me laringun.
Sipas ekspertëve, tri shenjat e hershme të këtij kanceri të cilat nuk duhet t’i injoroni janë gjëndrat dhe ënjtjet, ulcerat e gojës që nuk shërohen dhe skuqjet në gojë.
Simptomat tjera të këtij kanceri përfshijnë:
– Problemet me gëlltitje
– Ndryshim në zë ose probleme me të folur
– Humbje e pashpjegueshme e peshës
– Gjakderdhje në gojë
– Vështirësi ta lëvizni mjekrën.
Vizitoi kryepeshkopin Anastas në spital, Mitsotakis: Lutemi ...
LVV: 118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, arrestohet i dys...
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg