Kryesia e LDK-së, ka bërë homazhe të varri i ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Ismet Beqiri, ka thënë se sot kanë nderuar jetën dhe veprën e Rugovës, njofton Klan Kosova.
“Po shprehim falënderimin tonë të përhershëm për gjithë atë që ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi kudo ku janë. Edhe sot sigurisht zëri tij, vepra, përkushtimi po i mungon Kosovë, qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Beqiri për media.
“LDK dhe qytetarët e Kosovës janë mirënjohës për gjithë atë që ka bërë për ne që të gëzojmë sot këtë që kemi. Nuk është e mjaftueshme të themi vetëm fjalë për atë që ka bërë për ne, për atë që projektoi por nuk e përjetoi pavarësinë e vendit”.
“Ju urojmë 28 Nëntorin, këtë ditë të veçantë për shqiptarët”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...