Google ADS

Zbulohet arsyeja e tensioneve në mes të princave të Anglisë

12:06 | 28 Nëntor 2018
Arbresh.info

Princ Harry u ‘prish’ me vëllain e tij princin William, pasi ndihej që ai nuk po ia ‘shtronte tepihun e kuq’ Meghanit pas fejesës së tyre, pretendon një burim.

Një person i afërt me familjen mbretërore tha që, Harry beson se William nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të mirëpritur të fejuarën atëherë në familjen e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Sipas burimit, tensioni mes vëllezërve ishte zgjidhur vetëm pas ndërhyrjes së princit Charles, që çoi në ftesën e Williamit dhe Kate për të kaluar Krishtlindjet bashkë me çiftin Harry-Meghan.

Ky lajm vjen pas thashethemeve për një përçarje të mundshme mes dukës së Kembrixhit dhe atij të Sussex, ku u tha se Harry dhe Meghan do të zhvendosen nga Pallati Kensington në Frogmore.

Kujtojmë se djali i dytë i Charles dhe Dianas është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshorten Meghan Markle./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme