Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, në nderim të rezistencës heroike dhe sakrificës së pa shoq të familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri, sot zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Syla, të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz.
Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?