Deputeti Islam Pacolli: Sot që meritorisht festojmë – gëzuar e urime Festen e Flamurit të gjithë shqiptarëve

11:31 | 28 Nëntor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosoëvs nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka uruar 28 Nëntoin të gjithë shqiptarëvë.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se në këtë ditë kujtojmë dhe i përkulemi sakrificës, jetës dhe veprës të të gjithë patriotëve.

Statusi i plotë:
28 Nënori shënon datën më të rëndësishme mbarë-shqiptare për liri e mëvetësi. Në këtë ditë kujtojmë dhe i përkulemi sakrificës, jetës dhe veprës të të gjithë atyre patriotëve që pandalshëm prej kohës së Skënderbeut vazhduan rrugën për liri e komb shqiptarë,rrugën e gjatë e të vështirë të përmbyllur shekuj më pas nga Ismail Qemali e jo rastësisht edhe me daljen në skenë të UÇK-së e datëlindjes së Adem Jasharit, që edhe njëherë rishkruam rrugën e pandalshme të shqiptarëve për mëvetësi.

Sot që meritorisht festojmë – gëzuar e urime Festen e Flamurit të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Me respekt
Islam Pacolli deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme