I pyetur për largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja, Rama ka thënë se deri më tani ka nënshkruar largimin e 71 ushtarëve të këtij komuniteti ndërsa ka fajësuar Serbinë për presionin që po bën ndaj tyre.
“Më gëzon edhe një fakt që bazuar në kërkesat e tyre për demobilizim nuk kemi pasur fjalë nga ata për trajtim të keq dhe gëzohem se kanë qenë të trajtuar mirë. Numri aktual dhe real është 71të larguar nga FSK-ja. Gjysma e pjesëtarëve serbë janë larguar. Patjetër janë larguar nga presionet personale dhe familjare. Janë ndalë në kufi, u kanë ofruar para dhe marrin paga vetëm që të largohen nga FSK-ja. Edhe te ushtarët që kanë mbetur vazhdon të ketë presion sistematik”, ka thënë Rama./Koha.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...