Kombet e Bashkuara thonë se të gjitha vendet duhet të trefishojnë përpjekjet për të ulur ndotjen e ajrit, me objektiv uljen e temperaturës mesatare globale me 2 gradë Celcius deri në vitin 2030.
Raporti i 9-të vjetor i programit të OKB-së për ndotjen e ajrit, i botuar sot, thotë se deri në vitin 2030, niveli i gazrave ndotës do të jetë në 15 miliardë tonë më tepër se ç’duhet për të parandaluar një rritje prej 2 gradë Celcius të temperaturës, njofton Zëri i Amerikës.
Raporti thotë se në vitin 2030 niveli i gazrave ndotës duhet të jetë 55% më i ulët se ç’ishin në vitin 2017, për të mundësuar që temperatura të rritet me vetëm 1.5 gradë Celcius.
Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 bën thirrje për të kufizuar rritjen e temperaturës nga 1.5 deri në 2 gradë Celcius.
Raporti i OKB-së thotë se niveli i gazrave ndotës arriti në vitin 2017 një rekord prej 53.5 tonësh, megjithë tre vitesh të vazhdueshme uljesh.
Në raport thuhet gjithashtu se 20 ekonomitë më të mëdha të botës, vendet e G20-ës, nuk duket se do të arrijnë objektivin e tyre të vendosur për vitin 2030.
Muajin e kaluar, një raport i posaçëm i panelit të OKB-së për ndryshimet klimatike konkludoi se rritja me dy gradë Celcius që dikur mendohej si prag më i sigurtë, do të shkaktonte çrregullime vdekjeprurëse të motit ekstrem.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...