Si të largoni lodhjen gjatë dimrit?

23:26 | 27 Nëntor 2018
Arbresh Info

Shumë prej nesh në këtë kohë e kemi problem të zgjohemi në mëngjes, ndjejmë lodhje gjatë ditës dhe mundohemi të këndellemi me disa kafe.

Përderisa orët me dritë shkurtohen në këtë periudhe është e vështirë të jemi të mbushur me energji – veçanërisht në mëngjes kur hap dritaret dhe jashtë është ende errësirë.

Megjithatë mund të bëni disa gjëra të thjeshta që ju përmirësojnë disponimin e ju bëjnë të ndjeheni më energjik.

  • Dilni më shpesh kur ka diell
  • Praktikoni gjumë të rregullt – vendosni një orar ku nuk fleni as më pak e as më shumë
  • Bëni palestër
  • Ushqim të shëndetshëm – zëvendësojeni kafen me ushqime të pasura që rrisin energjinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme