Google ADS

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në UEFA Ligë të Kampionëve

23:10 | 27 Nëntor 2018
Arbresh Info

Të gjitha ndeshjet e sotme (e martë) të zhvilluara në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kanë përfunduar.

Me tri pikë të plota të siguruara nga ndeshja si mysafirë kundër AEK Athens FC, Ajaxi garantoi pozitën e tyre në fazën eliminuese me fitoren 2 me 0 duke përfunduar pas Bayern Munichut që mposhti me rezultat të thellë 5 me 1 në Allianz Arena skuadrën e Benfcias, shkruan portali arbresh.info.

Arjen Robben dhe Robert Lewandowski shënuan nga dy gola, ndërsa golin e pestë dhe të fundit e realizoi Franck Ribery. Goli i nderit nga skuadra mysafire u shënua nga Gedson Fernandes.

Takimi mes CSKA Moscow dhe Viktoria Plzen përfundoi në favor të skuadrës sllovene që regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 1 me 2.

Juventusit i mjaftoi goli nga Mario Mandzukic, i cili shënoi me lehtësi pas asistimit nga superylli Cristiano Ronaldo, në takimin në shtëpi kundër Valencias.

Fitore me rezultat minimal 1 me 0 regjistroi edhe Manchester United kundër BSC Young Boys falë golit nga Fellaini në minutat shtesë duke ia siguruar vazhdimin tutje në fazën tjetër “Djajve të Kuq”.

Manchester City dhe Olympique Lyoni u ndan baras 2 me 2, por që të dy tashmë kanë siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm.

Kampioni në fuqi, Real Madridi mposhti AS Roman me rezultat 2 me 0 duke marr kreun e grupit i ndjekur nga “Giallorossët”.

Takimi i fundit mes TSG Hoffenheim dhe Shakhtar Donetsk prodhoi shumë gola, por në fund mysafirët rrëmbyen tri pikë të plota falë golit nga Taison në minutën e tretë të kohës shtesë./arbresh.info/

Të ngjashme