Ushtari i Malit të Zi pritet me ceremoni speciale nga KFOR-i në Prishtinë

22:53 | 27 Nëntor 2018
A. B.

Me një ceremoni speciale në kampin ushtarak të Prishtinës, është shënuar arritja e një pjesëtari të Ushtrisë së Malit të Zi në përbërje të KFOR-it në Kosovë, ankohet gazeta e Beogradit “kurir”.

Me këtë akt, Mali i Zi bëhet vendi i 29-të i misionit të NATO-s në Kosovë.

“Është me rëndësi që një vend fqinj, siç është Mali i Zi, i jep kontribut mjedisit të paqes e të sigurisë si dhe lirisë së lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Zgjidhja që të bëhet pjesë e një operacioni në kuadër të KFOR-it, është hap konkret drejt normalizimit të rajonit”, ka thënë komandantit i KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Siç është kumtuar nga KFOR-i, në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë ka marrë pjesë edhe ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

Serbia disa herë ka reaguar kundër futjes së forcave malazeze në përbërje të KFOR-it në Kosovë pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme