Policia gjermane është bombarduar me kritika të panumërta gjatë ditës së sotme, pasi disa nga kadetët e policisë në Berlin, shumica prej të cilëve kanë prejardhje imgrantë, kanë vështirësi në përdorimin e gjuhës gjermane.
Shumë kadetë që ndjekin akademinë policore të Berlinit kanë “vështirësi bazikë” për të shkruar gjuhën gjermane, zbuloi Tanja Knapp, krerja e sapoemëruar e institucionit, transmeton portali arbresh.info
Ajo tha se është shumë zhgënjyese që të mësohet se këta policë nuk janë në gjendje të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
Një pjesë e problemit është se shumë theks i është kushtuar mësimit të gjuhës angleze, tha Knapp.
Gjatë viteve, Berlini është shëndruar në një qytet ndërkombëtar, kur më shumë flitet anglisht sesa gjermanisht.
Rreth 2,500 policë të ardhshëm marrin trajnim në akademi, dhe rreth 40 përqind e tyre vijnë nga familje të emigrantëve, sipas Die Ëelt. Nivelet e shkrim-leximit ndryshojnë shumë në mesin e kadetëve dhe “nuk është aq e lehtë për të kompensuar këtë gjatë kohës së studimit”, pranoi liderja e akademisë./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...