Google ADS

Koreja Jugore vendi i parë aziatik që legalizon kanabisin

22:11 | 27 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Sipas një ligji anti-drogë në fuqi në Korenë Jugore, qytetarët e vendit që pijnë, posedojnë, blejnë ose shesin kanabis janë të detyruar të paguajnë deri në 88 mijë dollarë.

Mëgjithatë, përkundër këtij ligji, autoritetet e Koresë Jugore miratuan këtë javë përdorimin mjekësor të kanabisit, transmeton portali arbresh.info

Më 25 nëntor, Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut miratoi përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore përmes një ndryshimi në Aktin Kombëtar të Menaxhimit të Barnave Narkotike (MNDA), pasi disa ‘efektet e trajtimit’ të përdorimit të marihuanës janë vërtetuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyeonggi, ligji pritej të miratohej me 15 nëntor, por u shty për shkak të mungesës së opozitës.

Shitjet e kanabisit për mjekësi do të sigurojnë licencë për prodhimin, shitjen ose blerjen e bimës.

Koreja e Jugut u bë vendi i parë në Azinë Lindore dhe e dyta në Azi pas Sri Lanka për legalizimin e kanabisit mjekësore, përdorimi i të cilave mbetet i ndaluar në të gjitha vendet e tjera aziatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme