Google ADS

Hani më shumë makarona..

21:07 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve.

Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës Italiane, ka nxjerrë pak kohë më parë disa legjenda që nuk i kemi ditur. Në radhë të parë nuk të shëndoshin, sepse nuk janë karbohidratet, por kaloritë e shumta që janë përgjegjëse për obezitetin.

Nuk është e vërtetë që makaronat pa glutinë të dobësojnë, përkundrazi ekziston risku i kompensimit  të nevojshëm të karbohidrateve komplekse me një ushqim kryesisht të pasur me yndyra, duke përfituar efektin e kundërt.

Sipas ligjit, pasta italiane duhet të prodhohet me grurë të fortë, në bazë të disa parametrave mes të cilave lagështira, proteinat dhe aciditeti, që përcaktojnë cilësinë e lartë të produktit.

Gruri i përdorur sot është fryt i një procesi të përmirësuar gjenetik, por pa Omgj, për të cilin janë marrë varietete të ndryshme, më rezistente dhe më produktive, me më shumë proteina dhe me glutinë të cilësisë më të mirë.

Pasta është një miks i drithit të zhveshur të varieteteve të ndryshme, por mund të bëhet edhe nga një tip gruri, shpesh i varieteteve antike. Origjina e Pastës mendohet të jetë arabe, duke parë që konsumohej në Sicili në shekullin e XIV.

Përsa i përket gatimit, kripa duhet hedhur kur uji zien fort dhe përpara se të hedhësh makaronat, në mënyrë që të mos vonosh zierjen e tyre.

Tretja më e mirë që u bëhet makaronave “al dente” i dedikohet glutinës që mbart niseshte, duke e bërë të asimilueshme në mënyrë graduale. Ja 10 fakte:

1- Bëjnë mirë për shëndetin

2- Nuk janë me origjinë kineze

3- Nuk të shëndoshin

4- Makaronat pa glutinë nuk të dobësojnë

5- Makaronat italiane duhet të prodhohen me grurë të fortë

6- Origjina e makaronave mendohet të jetë arabe

7- Kripa duhet hedhur kur uji zien, jo më parë

8- Pasta “al dente” është më e tretshme

9- Janë një përzierje e drithit të zhveshur, por mund të përftohet edhe nga një tip i vetëm gruri

10- Në shije “pasta al bronzo” (me sipërfaqe poroze) është më homogjene, ndërsa ajo teflon ka zemrën më krokante.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme