Google ADS

Daçiq: Taksa, akt armiqësor i Kosovës ndaj Serbisë, s’ka dialog pa heqjen e saj

20:54 | 27 Nëntor 2018
A. B.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me deklaratat e veta në Pejë e ka “vrarë kuptimin e bashkëpunimit rajonal”, transmeton Koha.net.

Ai ka paralajmëruar se në takimin ministror të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kërkojë që të gjithë të deklarohen se a do të respektohen parimet e bashkëpunimin rajonal.

Shefi i diplomacisë serbe sot është takuar me shefin e diplomacisë se Bosnjë e Hercegovinës, Igor Crnadak.

Daçiqi ka theksuar se Serbia e BeH do të veprojnë bashkërisht, sepse, sipas tij është shkelur njëra nga liritë themelore të BE-së, siç është hapësira e përbashkët ekonomike.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se nuk ka biseda të mëtejshme Beograd – Prishtinë derisa të mos zgjidhet çështja e taksës dhe ka shtuar se ky është qëndrimi i fuqishëm i Serbisë.

“Nëse BE-ja dhe SHBA-ja nuk mund të ndikojnë në Kosovë, atëherë nuk kemi çfarë të bisedojmë”, është shprehur Daçiq, duke shtuar se “taksa 100 % është akt armiqësor i Kosovës ndaj Serbisë dhe BeH-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme