Vrasësit e gazetarit amerikan Jamal Khashoggi iu ishte kërkuar që të dëgjonin muzikë ndërsa e coptuan atë të gjallë dhe thuhet se njëri nga ta edhe po e shijonte këtë makabër.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu, i cili ka cituar një regjistrim të audio vrasjes, transmeton portali arbesh.info
Ai tha se e ka dëgjuar personalisht audio inxhizimin dhe ka konfirmuar detajet e tmerrshme të gazetarit të vrarë në konsullatën arabe në Stamboll.
“Unë e dëgjova atë. Ai u vra brenda shtatë minutave. Ishte një vrasje e qëllimshme”, tha ai në një intervistë për gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.
Detajet mbi vrasjen e gazetarit saudit janë raportuar edhe më parë nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe përdorimin e supozuar të muzikës për të mbytur britmat e gazetarit i cili u coptua për së gjalli.
Khashoggi u vra në fillim të tetorit, pasi ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi. Alarmi u ngrit fillimisht nga zyrtarët turq. Një grup prej 15 sauditësh janë të dyshuar në këtë rast dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman po akuzohet për urdhërimin personal të vrasjes. Zyrtarët sauditë e mohojnë se trashëgimtari kishte njohuri për vrasjen./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...