Rusia paralajmëron ngritje tensionesh me Ukrainën

19:39 | 27 Nëntor 2018
A. B.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të martën që Ukraina duhet fajësuar për konfrontimin në Krime, pasi Moska paralajmëroi se konflikti mund të eskalonte për shkak të vendimit të Kievit për të shpallur ligjin ushtarak.

Në një telefonatë me kancelarën gjermane, Angela MErkel të martën, Putin i ka thënë se është “i shqetësuar seriozisht” për incidentin e fundjavës, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Ukraina e ka provokuar konfrontimin për arsye politike.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se kancelarja në bisedën me Putinin theksoi nevojën për uljen e tensioneve dhe dialogun mes tyre.

Disa orë pas thirrjes telefonike midis Moskës dhe Berlinit, Kremlini lëshoi gjithashtu një deklaratë që denonconte ligjin ushtarak në Ukrainë.

“Vendosja e ligjit ushtarak në disa rajone mund të përbëjë një rrezik për rritje të tensioneve në rajonin e goditur nga konflikti, domethënë në juglindje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për agjensisë shtetërore të lajmeve TASS të martën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme