Shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka reaguar pas dorëheqjes së sotme të katër kryetarëve të komunave veriore, duke bërë thirrje kundër eskalimit të situatës në atë pjesë të Republikës së Kosovës.
“Jam duke përcjellë me shqetësim serioz ngjarjet e fundit që kulminuan sot me dorëheqjet e shpallura nga kryetarët e katër komunave veriore”, ka thënë Tanin.
Ai ka folur edhe njëherë për taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe, dhe ka bërë thirrje që një penalizim i tillë të hiqet.
“Veprimet e tilla paraqesin shkelje të qartë të marrëveshjes CEFTA dhe duhet të tërhiqen”, ka shtuar ndër të tjera ai, raporton Express.
Tanin ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’iu shmangen provokimeve që do të mund të rrisin tensionet në veri.
“Ju bëri thirrje udhëheqësve nga të gjitha palët të demonstrojnë përmbajtje më të madhe dhe t’i shmangen çfarëdo provokimi tjetër që do të mund të rrezikonte mundësinë e normalizimit të raporteve dhe potencialisht të rriste tensionet”, ka përfunduar Tanin.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...