Facebook-u ishte në dijeni që nga viti 2014 i aktiviteteve të mundshme dashakeqe ruse në platformën e tij, madje përpara se faktet të bëheshin publike, njoftoi sot kryetari i një komisioni parlamentar britanik.
Gjigandi amerikan i rrjeteve sociale prej disa muajsh është nën shënjestrën e Komisionit për Dixhitalizimin, kulturën dhe mediat (DCMSC) të Dhomës së Komunëve, dhe të kryetarit të tij, Damian Collins, pjesë e një hetimi për fenomenin e “lajmeve të rreme”.
Ditën e sotme Collins i kërkoi një drejtuesi të rrjetit social të jepte sqarime mbi përmbajtjen e emaileve të brendshme të Facebook-ut, të siguruara brenda kompanisë amerikane ”Six4Three”, origjina e depozitimit të një ankesë në SHBA.
Sipas deputetit, një nga këto email-e konfirmon se një inxhinier i ”Facebook” kishte paralajmëruar kompaninë e tij në tetor 2014 se adresa IP ruse kishin akses mbi ”tre miliardë’’ informacione në ditë.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?