Edhe Coca Cola ndalohet në Merdarë. Mallit të tyre edhe pse ndërkombëtar, në dokumente nuk u shkruan “Republika e Kosovës” por “Kosovë dhe Metohi”.
Aleksandar Radovanovic, i Odës Tregtare të Serbisë, ka deklaruar se nga data 23 nëntor “nëntë kamionë të firmës Coca Cola ndodhen në vendkalimin kufitar Merdarë dhe nuk po mund të hyjnë në Kosovë”, përcjell televizioni publik serb RTS.
Praktika që kompanitë tjera ndërkombëtare, të pranishme në Serbi, ishin të përjashtuara nga detyrimi i masës prej 100 përqind tarifë, thotë se nuk po implementohet selekivisht siç ishte paraparë puna e dokumenteve, për të gjitha prodhimet e Serbisë, edhe nga ato 10 brende ndërkombëtare për të cilat Prishtina zyrtare ëstë zotuar se nuk do t’i tatimojë, shkruan Gazetametro.net.
“Mendoj se arsyeja e mos futjes së këtyre mallrave që e kanë si destinacion Kosovënnuk janë futur sepse në dokumente nuk shkruan Republika e Kosovës, siç kërkojnë autoritetet në Prishtinë,” tha Aleksandar Radovanovic.
Tash e tre ditë, diku rreth 9 kamionë me lëngje të Coca Colas, nuk janë duke mundur të kalojnë, pa i ndryshuar dokumentet, ose pa paguar taksën prej 100 për qind.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë