Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Komisionit, Prenk Gjetaj, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku ka miratuar ‘Procedurat dhe kriteret për përkrahje të familjeve të personave të zhdukur në organizimin e ceremonisë së rivarrimit të mbetjeve mortore të personit të zhdukur, të identifikuar’ dhe ka diskutuar disa nga kërkesat e prezantuara nga familjet dhe shoqatat e familjeve të personave të zhdukur.
Procedurat dhe kriteret për përkrahje të familjeve të personave të zhdukur në organizimin e ceremonisë së rivarrimit të mbetjeve mortore të personit të zhdukur, të prezantuara në fillim të mbledhjes nga Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, sipas të cilit ky dokument është hartuar në respektim të Ligjit nr. 04/L-023 për Persona të Zhdukur dhe në zbatim të Vendimit të Qeverisë nr. 08/75 të datës 13.11.2018, përmes të cilit në aprovim të kërkesës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcaktuar shumën financiare prej 400.00 (katërqind) Euro për përkrahje të familjeve të personave të zhdukur me rastin e organizimit të rivarrimit të mbetjeve mortore të identifikuara të familjarëve të tyre të zhdukur.
Procedurat dhe kriteret janë aprovuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur me plotësimet e propozuara gjatë mbledhjes nga anëtarët Komisionit, Naim Uka, përfaqësues i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Komision dhe Minire Begaj, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komision, si dhe anëtaret tjerë të pranishëm në mbledhje.
Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit, Prenk Gjetaj, theksoi rëndësinë e miratimit të këtyre procedurave dhe kritereve, si një mundësi për përkrahje të familjeve të personave të zhdukur dhe sqaroi se kjo përkrahje do të fillojë gjatë kësaj jave dhe vlen për të gjitha rastet e rivarrimit që nuk janë përkrahur deri më tani.
Po ashtu, gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka vendosur që të përkrahen kërkesat për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit të pjesëve kockore , në kuadër të procesit të ribashkimit, përmes angazhimit të kompanisë shërbyese të kontraktuar.
Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit ka dhënë pëlqimin që të shqyrtohen mundësitë për përkrahje të përfaqësuesve të shoqatave të familjeve të personave të zhdukur nga Republika e Kosovës, të cilët janë të ftuar për pjesëmarrje në Konferencën Rajonale që do të mbahet në Sarajeve, Bosnjë e Hercegovinë, me rastin e shënimit të 10 Dhjetorit – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Në fund të takimit, përfaqësues i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Komision, Naim Uka, njoftoi të pranishmit për fillimin e procedurave për hartimin e akteve nënligjore që derivojnë nga Ligji për Mjekësi Ligjore. Në këtë rast, anëtarët e Komisionit e vlerësuan të rëndësishme hartimin e akteve nënligjore duke theksuar se legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore që do të hartohen të jenë në përputhje me zhvillimet dhe një mundësi përkrahje për procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...