Google ADS

Serbia akuzon Kosovën për spastrim etnik nepërmjet vendosjes së taksës

17:21 | 27 Nëntor 2018
Arbresh Info

Humbja e betejës për anëtarësim në organizatën më të madhe policore Interpol, bëri që liderët kosovar të marrin vendim për vendosjen e taksës doganore prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosna, duke përjashtuar prodhuesit e mëdhenj amerikanë, evropianë dhe aziatik.

Si pasojë e kësaj takse çmimet e bukës, miellit, gjalpës dhe sheqerit janë ngritur në Kosovë.

Këto vërehen më së shumti në Mitrovicë, në pjesën ku ka më shumë popullsi serbe dhe lidhje ekonomike me Serbinë, sesa në pjesën tjetër që është spastruar etnikisht nga serbet, shkruan heise.de, përcjellë klan kosova.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka thënë se kjo do të përdorët “ Për të bindur serbet në Mitrovicë të emigrojnë, për të vazhduar spastrimin etnik”.

Sipas Vuçiq, këtë e vërteton edhe arrestimi i katër serbëve nga forcat speciale “Rosu”.

Madje kryetari i Serbisë pret ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme