Me siguri se keni lexuar ndonjëherë artikuj ku tregojnë se si yjet e Hollywood-it arrijnë t’i shtojnë më shumë se 10 kilogramë muskuj brenda pak muajve sikur të ishte kjo punë shumë e lehtë.
Epo, shumicën e kohës ai numër është pak i zmadhuar dhe pesha e shtuar përfshin më shumë yndyrë sesa ç’ka dëshirë aktori të reklamojë, transmeton Telegrafi.
Por, kjo çështje e nxitë një pyetje mjaft interesante: sa kilogramë muskuj vërtet mund t’i shtojë dikush brenda një muaji?
Sebastien Lagree, bodibuilder i njohur, thotë se gjysmë kilogramë apo një kilogram muskuj në muaj.
Sipas tij, kjo është shumë e mundshme të arrihet, ndërkaq, nëse bëni ushtrime me pesha, ju mund t’i shtoni deri në 7 kilogramë muskuj brenda vitit të parë në mënyrë natyrale.
Ai e specifikon këtë që kjo sasi e muskujve shtohet brenda vitit të parë të ushtrimeve fizike, pasi që fillestarët e palestrës janë më shumë të prirë të përjetojnë rritje të dukshme të muskujve krahasuar me veteranët e palestrës!
Duke qenë kureshtarë dhe skeptikë në konstatimin e Lagree-s, ‘Muscle & Fitness’ kanë kryer hulumtime më të hollësishme dhe kanë konstatuar po të njëjtën gjë: brenda një muaji mund t’i shtoni deri 1 kilogramë muskuj, eventualisht 1.5.
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...