Ministri i Financave Bedri Hamza, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku me ftesë të ministrit të Financave të Austrisë Hartwig Löger, po merr pjesë në Konferencën ministrore për reformat në sistemin financiar, e cila po mbahet në Vjenë, njofton komunikata.
Hamza gjatë prezantimit në panel ka prezantuar ato që ai ka quajtur reforma në fushën e financave në Kosovë.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Kosova gjatë dekadës së fundit ka institucionalizuar katër rregulla fiskale për mbarëvajtjen e stabilitetit Makro-fiskal.
Në fund Hamza ritheksoi edhe njëherë nevojën e shfrytëzimit të ditëve të mira fiskale për ta sforcuar sistemin e llogaridhënies dhe transparencës si dhe domosdoshmërinë e vlerësimit të reformave kontabël si vegël për zhvillim e jo si reformë teknike.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...