Qeveria gjermane është ngadalë duke e mbajtur premtimin për të vendosur ligj të ri të emigracionit për të mbushur boshllëqet në tregun e punëtorëve të kualifikuar.
Por ekspertët thonë se ligji vetëm kaq mund të bëjë, transmeton portali arbresh.info.
Gjermania ka nevojë për infermierë, punonjës të kujdesit, marangozë, elektricistë dhe specialistë të teknologjisë informative (IT).
Bizneset prej kohësh kanë kërkuar nga qeveria që të lehtësojë procedurat për punonjësit e kualifikuar, përfshirë edhe ata që vijnë jashtë Bashkimit Evropian për t’u zhvendosur në Gjermani, pavarësisht nga një klimë politike që është bërë toksike për shumë emigrantë.
Papunësia gjermane është aktualisht në një nivel të ulët, me vetëm 2.2 milionë të papunë.
E sipas Stefan Hardege nga Shoqata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), rreth 60 për qind e bizneseve thonë se mungesa e punonjësve është një kërcënim për rritjen e tyre.
Të martën, Süddeutsche Zeitung publikoi disa detaje nga një draft paraprak i rrjedhur për një ligj të ri të imigracionit, i cili do të miratohet nga kabineti i Angela Merkel para fundit të vitit.
Drafti do të heqë një rregullore kyçe: Që njerëzit jashtë BE-së mund të punësohen vetëm nëse nuk ka shtetas gjermanë apo të BE-së të cilët janë në gjendje ta kryejnë atë punë.
Jo vetëm kjo, rregullorja e re nuk do të kufizohet në sektorët ku ka një mungesë akute. Në fakt, kjo do të thoshte se kushdo me një kualifikim të njohur dhe një kontratë pune mund të zhvendoset në Gjermani.
Projektligji gjithashtu përmban dispozita që lejojnë punëtorët e kualifikuar të lëvizin në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë, ose si të pavarur, për sa kohë që ata janë në gjendje të mbajnë veten dhe të flasin gjermanisht./Arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje