Shtyhet gjyqi mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës

14:12 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Është shtyrë seanca gjyqësore mes kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Taulant Ballës. Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkon dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Ai ka dorëzuar prova në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkoi gjykatës ta dënojë për shpifje./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme