Pas dorëheqjes së katër kryetareve të komunave veriore dhe nënshkrimin e rezolutuës nga asamblistët për ndërprerjen e komunikimit me zyrtarë të Kosovës, gjendja në veri ka ndryshuar.
Insajderi merr vesh nga burimet, se sot është marrë vendim edhe për vendosjen e barrikadave nëpër rrugët kryesore në veri.
“Kanë nisë përgatitjet për me i vendos barrikadat”, tha ky burim.
Pas këtyre zhvillimeve edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se pritet të ketë telashe.
“Situata në veri pritet me pasë telashe nga sot por do të jemi të fuqishëm që çdo pjesë ta ruajmë”, tha Bahtiri.
Kujtojmë se sot katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit, vendosjes së taksës dhe aksionit të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan katër persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ata vijnë nga radhët e Listës Serbe.
Gjithashtu, punën e kanë bojkotuar edhe punëtorët serb në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Serbët janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës veriore për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë për vënien e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe zhvillimëve tjera atje. Në protestë është edhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo./insajderi.com/
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...