Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave serbe si dhe ndërprerjen e kontaktit me Prishtinën zyrtare.
Sipas tij këto veprime të serbëve në veri të vendit janë sinjalizues të asaj se nga po shkon vendi, shkruan portali arbresh.info.
“Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi”, thotë Mustafa.
Gjithashtu lideri i LDK-së kritikoi mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, duke thënë se shteti nuk drejtohet me folklorizëm por duke u kujdesur për veprimet që mund të kenë pasoja në tërësinë territoriale të vendit.
“Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës”, përfundon shkrimin ish kryeministri./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...