Haradinaj: Falë NATO-s është ngritur një forcë profesionale

11:32 | 27 Nëntor 2018
arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj, deklaron se anëtarësimi në Paktin Veri-Atlantik mbetet synim parësor dhe strategjik i Kosovës.

“Takim përmbajtësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish, me të cilin biseduam për sigurinë në vend dhe theksova se institucionet tona janë të përkushtuara që në bashkëveprim me KFOR-in të garantojnë paqe dhe stabilitet për të gjithë,” shkruan kryeministri Haradinaj në Facebook,

Sipas tij, falë NATO-s është ngritur një forcë solide e sigurisë, multi-etnike, profesionale sipas standardeve të NATO-s, e cila me sukses të plotë i është qasur tranzicionit.

“Vazhdimi i mbështetjes së NATO-s për FSK-në është thelbësore për Kosovën, e cila ka dëshmuar pjekuri dhe është e gatshme të kontribuojë në ofrimin e sigurisë rajonale dhe globale.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme