Zyrtarë të korruptuar në konsullatat gjermane në disa shtete të Lindjes së Mesme kanë bashkëpunuar me kontrabandistë të njerëzve e dhe kanë shitur viza të falsifikuara për emigrantët që tentonin të shkojnë në Gjermani si refugjatë, raporton Der Spiegel.
Skemat korruptive “janë drejtuar mirë [nga punonjësit] në qendrat e vizave të shumë misioneve diplomatike gjermane jashtë vendit” dhe Lindjen e Mesme në veçanti, raportoi javorja gjermane Der Spiegel, duke i quajtur konsullatat “thembra e Akilit” në luftën kundër kontrabandës së njerëzve.
Gazeta gjithashtu i quan punonjësit lokalë një pikë të dobët të departamenti të vizave gjermane, pasi ata punojnë zakonisht me kontrabandistë të njerëzve, transmeton portali arbresh.info.
Një konsullatë gjermane në qytetin irakian të Erbilit ishte e përfshirë në një skemë të tillë mashtruese, sipas hetimit të gazetës.
Trafikuesit lokalë kanë ofruar t’u japin klientëve të tyre viza përmes zyrtarëve të tillë korruptiv pa nevojën për miratim nga departamenti i vizave dhe regjistrimit të në Gjermani.
Një dokument fals, që do të lejonte një azilkërkues të hyjë legalisht në Gjermani si pjesë e programit të pranimit të refugjatëve, kushtonte mes 3,000 dhe 13,000 dollarëve.
Skema e dyshimtë thuhet se u zhvillua pa probleme midis gushtit dhe dhjetorit 2017 derisa më në fund erdhi në vëmendjen e zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme.
Falsifikuesit arritën të shesin dy duzina vizash gjatë kësaj periudhe, thotë Der Spiegel, duke shtuar se numri i vërtetë i rasteve të tilla mund të jetë shumë më i madh./Arbresh.info/
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...