“Ylli i Real Madrid ka pranuar të kaloj te Man Utd”

10:43 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

David Moyes ka zbuluar një detaj interesant për kohën kur ishte te Manchester United.

David Moyes ka thënë se ai kishte bindur Toni Kroosin që të transferohej në vitin 2013 te Manchester United nga Bayern Munich.

“Unë e takova atë dhe gruan e tij dhe u pajtuam të gjithë kur ai ishte te Bayern Munich”, tha fillimisht ish-trajneri i Manchester United.

“Nuk e di se çfarë ndodhi më tutje, por unë e kisha në dorë transferimin e tij, por më pastaj dështoi”, ka shtuar më tej Moyes.

Moyes qëndroi 10 muaj në stolin e Manchester United, duke u shkarkuar në vitin 2014, ndërsa në po atë vit, gjermani kaloi te Real Madrid.

Ndërsa, ‘Djajtë e Kuq’ nuk e transferuan mesfushorin gjerman, pasi aty kishin tashmë Marouane Fellainin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme