Kryeministri: Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë!

13:40 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.Pas homazheve, kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.

“Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, shkroi kryeministri Haradinaj në librin e zisë.Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet Rivarrimi i Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme