Ish misi konvertohet në Islam dhe martohet me mbretin e Malajzisë

10:18 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një ish mbretëreshë ruse e bukurisë është bërë zonja e parë e Malajzisë pasi u martua me mbretin e këtij vendi.

Oksana Voevodina u martua me Muhammad V të Kelantanit, 49 vjeçar, i në një ceremoni luksoze mbretërore në kryeqytetin rus, pasi që u konvertua në Islam në fillim të këtij viti, transmeton portali arbresh.info

Vajza 25 vjeçare e një doktori, e cila fitoi titullin Mis Moska 2015, ka punuar më parë si modele në Kinë dhe Tajlandë.

Ajo është 24 vjet më e re se mbreti, i cili njihet si Yang di-Pertuan Agong.

Emri i plotë i dhëndrit është Tengku Muhammad Faris Petra Ibni Tengku Ismail Petra.

Ceremonia u zhvillua më 22 nëntor në një sallë koncertesh në periferinë e pasur të Moskës Barvikha, raporton Islam News.

Sundimtari malajzian, një mbret i zgjedhur që nga viti 2016 në fron i cili pasoi babain e tij nuk ka zbuluar se u takua me bashkëshorten.

Dasma ishte pa alkool dhe i gjithë ushqimi ishte hallall. Mbreti ishte i veshur në veshjen kombëtare malajziane, kurse nusja veshi një fustan të bardhë nusesh.

Ajo mori emrin mysliman Rihana dhe më pas postoi një foto me hixhab./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme