Konsumoni këto ushqime dhe truri juaj do të bëhet më aktiv dhe i zgjuar

08:41 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shprehja thotë që “Ti je ajo çfarë ha” dhe nëse doni të jëni akoma më të bukur shtoni këto ushqime në dietën tuaj, truri juaj mund të shohë rezultate serioze.

Shpesh nuk mënojmë gjatë për atë çfarë hamë por stumi më i ri thotë se ekzistojnë ushqime nga të cilat bëhemi më të zgjuar. Ato janë:

Vaji i peshkut: Arsyeja e thjeshtë se pse do të duhej menjëherë të filloni me përdorimin e vajit të peshkut është fakti se ai ju bën më të mençur dhe e përmirëson kujtesën tuaj.

Perimet me gjethe të gjelbra: Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë plot me vitamina C dhe beta-karoten.

Vezët: Ato janë plot me minerale dhe vitamina, por kjo nuk është e gjitha. Vezët janë një ushqim i mirë për trurin. Ato janë një minierë e vërtetë e jodit dhe hekurit, vitaminës B12, dhe do të duhej t’i konsumoni të paktën dy herë në javë

Çaji i gjelbër: A e keni ditur se truri i njeriut përbëhet nga pothuajse 80 për qind ujë? Nuk kemi nevojë t’ju themi se tetë gota ujë në ditë janë thelbësore për funksionimin e organizmit tuaj. Ndërsa çaji i gjelbër mund të jetë një shtesë e përshtatshme – deri në tre gota në ditë. Ai, në fakt, e rrit vigjilencën mendore dhe e përmirëson kujtesën.

Çokollata:Konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë e përmirëson aftësinë njohëse, thonë ekspertët, dhe shtojnë se flavonoidet (komponimet që gjenden në çokollatë) shkaktojë formimin e neuroneve të reja në tru, ndikojnë në formimin e kujtimeve të reja dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme