Google ADS

Ministrja Bajrami takoi ambasadoren turke Kivilcim Kiliç

14:13 | 4 Shtator 2015
Arbresh.info

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilës i uroj suksese në misionin e ri në Kosovë.

Ministrja Bajrami vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike, prandaj qeveria po bën përpjekje të përmirësoj investimet strategjike në vend, të krijojë vende të reja pune  dhe të përmirësoj zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e vendit të saj për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën. Ambasadorja Kiliç tha se Turqia është e angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët . Ajo, po ashtu falenderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që ua bën bizneseve turke.

Ministrja Bajrami dhe Ambasadorja Kiliç, gjithashtu diskutuan për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Republikën e Turqisë, si dhe për funksionalizimin e Komisionit për Ekonomi të Përbashkët për Ekonomi, si mekanizëm që do të thellojë më tej bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme