Në Romë, vdiq në moshën 77–vjeçare regjisori italian Bernardo Bertolucci. Sipas mediave, ai vdiq nga kanceri.
Bertolucci njihet sidomos për filmin Perandori i fundit dhe Tangoja e fundit në Paris.
Për filmin Perandori i fundit, ai fitoi çmimin Oscar si regjisori më i mirë, duke u bërë regjisori i parë dhe i vetëm italian që merr një Oscar.
Perandori i fundit, një kryevepër kinematografike që flet për sundimtarin e fundit perandorak të Kinës, u propozua për nëntë çmime Oscar dhe fitoi në të nëntë kategoritë.
Ndërkaq, Tango e Fundit në Paris e vitit 1972 është ndoshta filmi më i njohur i Bertoluccit. Në Festivalin e Kanës të vitit 2011, Bertolucci u nderua me Palmën e Artë për karrierën e tij./voa/
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...