Prej datës katër tetor kur emri i Elvana Gjatës u përmend si e përfshirë në ngjarjen e rëndë në ish-Bllok, këngëtarja është “zhdukur” nga jeta publike.
Elvana tashmë në kërkim nga policia, besohet se po qëndron në Gjermani, ndërsa shpesh herë është bërë lajm për heshtjen e saj në rrjetet sociale.
Por ditën e djeshme të gjithë menduan se Elvana u rikthye pasi fansat e saj vunë re se këngëtarja kishte nisur të ndiqte në Instagram fillimisht deputetin socialist Jurgis Çyrbja e më pas deputetë si Ervin Salianji por edhe faqe të tjera.
Në fakt profili me 1.2 milion ndjekës në Instagram i këngëtares kishte rënë pre e hakerave, mëson newsbomb.al. Këngëtarja e ka raportuar aktivitetin e dyshimtë në profilin e saj, e pasi është mbyllur për disa çaste ka mundur ta rimarrë përsëri dhe profili është rikthyer sërish në normalitet./opinion.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?