Google ADS

Befason OKB, tregon se cili është vendi më i rrezikshëm për gratë

20:47 | 26 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Vendi më i rrezikshëm për gratë është shtëpia, thotë një studim i fundit i kryer nga OKB.

Rreth 87 mijë gra janë vrarë vitin e kaluar nga partnerët ose anëtarët e familjes, sipas raportit të vitit 2018 mbi vrasjen e grave dhe vajzave nga ana e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Më shumë se një e treta e grave janë vrarë qëllimisht gjatë vitit 2017, ndërsa 137 gra janë vrarë nga anëtarët e familjes, transmeton portali arbresh.info

Shumica e viktimave nga vrasjet e paramenduara janë meshkuj dhe janë vrarë nga të huajt, ndërsa gratë kanë më shumë gjasa që të vdesin në duart e dikujt që e njeh.

Drejtori Ekzekutiv i UNODC Yury Fedotov tha se gratë “vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë si rezultat i pabarazisë gjinore, diskriminimit dhe stereotipeve negative” dhe se vrasja me bazë gjinore është një “veprim vdekjeprurës në një vazhdimësi të diskriminimit dhe abuzimit në baza gjinore”.

Studimi, i publikuar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave më 25 nëntor, shqyrtoi të dhënat e vrasjeve lidhur me dhunën gjinore dhe “femicidën”, një term i kuptuar si një krim i urrejtjes me bazë gjinore i kryer nga meshkujt.

Globalisht, Azia është rajoni me numrin më të madh të grave të vrara nga partnerët ose nga anëtarërt e familjes gjatë vitit të kaluar, duke shënuar rreth 20 mijë vrasje, pasuar më pas nga Afrika me 19 mijë, Amerika me 8 mijë dhe Europa me 3 mijë vrasje.

Studimi i ri ka bërë thirrje për një sërë masash për të luftuar problemin global, duke përfshirë koordinimin midis policisë, sistemit të drejtësisë penale, shërbimeve shëndetësore dhe sociale dhe përfshirjes së burrave më shumë në trajtimin e problemit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme