Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili dhe, ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.
Të nxitur nga vullneti për të forcuar bashkëpunim midis dy vendeve ne fushën e shëndetit dhe shkencave mjekësore, të dy ministrat thanë se ky bashkëpunim do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të shëndetit të popullsive përkatëse.
Ministri Uran Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se intesifikimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri edhe në fushën e shëndetësisë, është lajm i mirë për qytetarët e të dy vendeve.
“Sot e bëm edhe një hap përpara fuqizimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona. E kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve tanë, për të cilët do të përmirësojmë kushtet e shëndetit andej dhe këtej kufirit”, tha ministri Ismaili.
Kurse, ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shiqipërisë, Ogerta Manastirliu, tha se kjo marrëveshje do të mundësohen shumë bashkëpunime në të mirë të profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve.
Në bazë të kësaj marrëveshje, palët do të angazhohen për të nxitur: 1. Shkëmbimin e informacioneve dhe dokumentacionit mbi shëndetin në sektorët me interes të përbashkët. 2. Shkëmbimin e informacioneve mbi aparaturat e reja, produktet farmaceutike që kanë dëshmuar kosto-efikasitet dhe zhvillimet teknologjike në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore.3. Shkëmbimin e eksperteve dhe personelit shëndetësor ( mjekë) në funksion të përmirësimit të stukturave shëndetsëore në vendet tona. 3. Ofrimin e shërbimit shëndetësor nga mjekët e Republikës së Kosovës për zonat kufitare të Republikës të Shqipërisë. 4. Pjesëmarrjen në kongreset dhe simpoziumet me karakter ndërkombëtar që do të trajtojnë aspekte të shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilat do të mbahen në vendet përkatëse, dhe me kërkesë të secilës palë.5.Bashkëpunimin për përgatitjen dhe prezantimin e projekteve të përbashkëta kërkimore zhvillimi, asistence teknike dhe formimi. 6. Bashkëpunimin në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve jo ngjitëse. Etj.
Po ashtu, me këtë rast, palët do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorimi dhe Koordinimi, me qëllim vlerësimin e prioriteteve në kuadër të bashkëpunimit, përgatitjen e plan veprimeve në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore dhe informimin periodik të dy ministrive mbi zhvillimet e këtij bashkëpunimi.
Ky Komitet do të shqyrtojë mundësitë dhe do të përcaktojë modalitetet e bashkëpunimit midis Palëve, për prioritet në fushat, si: Organizimin e sistemeve shëndetësore kombëtare përkatëse, fushën e përafrimit të legjislacionit me BE-në, Organizmin e fondit të sigurimeve, sistemin e informimit shëndetësor, ndërmarrja e veprimeve operative të përbashkëta (inspektime) për zbulimin, identifikimin dhe dokumentimin për goditjen e veprimtarisë antiligjore të kryera nga individë apo grupe individësh në kujdesin shëndetësor në fushën e inspektoriatit shëndetësor dhe inspektoriatit farmaceutik etj.
Kurse, në bazë të kësaj marrëveshje, secila prej palëve, në rastet urgjente, që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, do të japë ndihmë mjekësore, qytetarëve të Palës tjetër, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm e të ligjshëm sipas legjislacionit përkatës të vendit./arbresh.info/
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj