Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, pati në fjalim të gjatë e domethënës.
Rama në fjalimin e tij përveq që preku disa nga pikat kryesore mes dy shteteve, ai dha edhe një mesazh të qartë për ata që pengojnë dy shtetet në rrugët e tyre integruese.
“Një dokument demografik, ekonomik, social i sistemeve politike dhe të gjitha këto së bashku. Natyrisht, e di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd, apo kudo qoftë tjetër, por unë kam parasysh, bashkimin e shqiptarëve si një domosdoshmëri në rrugën e Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Evropian duhet t’i japi fund qasjes së dyfytyrtë. Një fytyrë për Shqipërinë, një fytyrë për Kosovën. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, do hapim negociatat nesër. Kosovës i thotë do liberalizohemi sot, do liberalizohemi nesër dhe ndërkohë, ajo që ndodh, është që Serbia vazhdon hap kapituj dhe po ia del duke përdorur tre fytyra, ndërkohë ne kemi një fytyrë”, tha ai.
Rama tha se fytyra e dy shteteve është një dhe e vetme si dhe është kuq e zi, ngjyra këto që përfaqësojnë sipas tij çdo sfidë që do të jetë e përbashkët për të dy vendet.
“Fytyra jonë është kuq e zi dhe me fytyrën tonë kuq e zi, ne jemi gati t’i qëndrojmë përballë të gjitha sfidave kuqezi që janë sfida të përbashkëta për të rritur ekonominë, prosperitetin e për të garantuar ardhmërinë e kombit tonë, e kombit tonë shqiptar me dy shtete. Dy shtet që i duam të integruara në Bashkimin Evropian, dy shtete që i qëndrojnë të gjitha parimeve të të drejtës ndërkombëtare dhe i qëndrojnë të gjitha amaneteve të të parëve tanë. Të parët tanë i kemi të përbashkët, dy shtete që nuk kanë ndërmend të mbeten si vrima e fundit e kavallit në historinë e lodhshme
të muzikës së këtij kontinenti, qoftë në Bruksel, qoftë në Beograd”, theksoi Rama./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2127899087261208/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër