Për nder të festës së 28 nëntorit për të 5 here më radhë është mbajtur mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.
Më këtë rast Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë nënshkruar 9 marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet dy vendeve.
Pas takimit të përbashkët Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ishte një mbledhje e rëndësishme në një moment të veçantë.
“Në vazhdën e mbledhjeve kjo është mbledhja me produktin më konkret, pasi që proceset e mëparshme janë në një fazë të mirë. Procesi i heqjes se barrierave tarifore është duke u realizuar dhe besoj që në 6 mujorin e parë të përfundoj çdo gjë. Ashtu si do të realizohet edhe çështja e patentave dhe pikat e kufirit të vlejnë vetëm dokumentat e njëres palë. Ky është një hap i madh dhe shembullor. Kjo duhet bërë më gjithë vendet e rajonit”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Rama ka folur edhe ëpr tarifën 100% për produktet serbe.
“ Këtu sjell në vëmendje debatin për tarifen 100% të vendosur nga Kosova, nuk është një vendim ekonomik por reagim i qartë politik dhe për t’i treguar Serbisë se rruga e të ardhmes nuk ndërtohet me thika pas shpinës ndaj Shqiptarëve. Më e fundit për pengim në Interpol është një përpjekje e pajustifikueshme. Tek doganat, ne do të shkojmë drejt bashkimit doganor dhe çysh nga 1 janari Kosova do ta ketë piken e vetë në Durres. Serbia po shkon kundër rrugës së të ardhmes për të përjashruar Kosovën nga romingu. Është e papranushme që Shqiptarët e Kosovës mbahen peng për liberalizim të vizave, përderisa kanë bërë trysni të vazhdueshme për të miratuar demarkacionin për të marr dritën e gjelbërt për vizat, por prapë se prapë nuk u bë dhe kjo është e papranushme. Askush nuk mund të na detyroj që të gëlltisim në vazhdimësi gjëra të ndryshme. Është e papranushme që deri sa Serbia pengon mallin e Kosovës vazhdon të hyj në Kosovë më mallra që kanë mbishkrim Kosova metohie. Metohin ta mban për vete. Nëse serbët në Kosovë gëzojnë liri dhe kujdes kjo nuk mund të mirret vetëm si arsye që Serbia të bëjë viktimën pasi që në këtë rast Kosova është viktimë. Të mos na tregojnë përralla miqtë tanë përderisa Serbia është duke reaguar më metodat e saja. Ne e mbështesim Kosovën 100% përtej gjithçkaje”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/254761691866509/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër