Kryeministri: Jemi në rrugë të mirë për unifikim

12:06 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Për nder të festës së 28 nëntorit për të 5 here më radhë është mbajtur mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.

Më këtë rast Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë  nënshkruar 9 marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet dy vendeve.

Pas takimit të përbashkët Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se ky takim ka qenë i suksesshëm.

” Kemi arritur 9 marrveshje dhe mendoj se është mjaft mirë, jemi në rrugë të mirë për unifikim të një tregu të përbashkët. Falenderoj Kryeministrin dhe Ministrat që kanë qenë sot këtu”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/254761691866509/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme