Pacolli: Në mbledhjen e dy Qeverive iniciova studimin e përbashkët “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”

11:36 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme njëherësh zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli sot në mbledhjen e dy Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë ka iniciuar studimin e përbashkët ndërkombëtar ‘Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme.

Pacolli në rrjetin social facebook ka thënë se ky dokument do të shërbejë si paltformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.

Statusi i plotë:

Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku.

Sot, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe Haradinaj inicova studimin e përbashkët ndërkombëtar “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.
Ky dokument do të shërbejë si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme