Google ADS

Kryeministri: Kosova i jep FSK-së mandat mbrojtës në ditët në vijim

11:04 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është palë kontaktuese me BE-në, zbaton prioritetet e reformës evropianë dhe njëkohësisht ka përmbushur me sukses 95 obligimet e veta për liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se edhe Kosova pret që e drejta e vet të realizohet.

“Edhe Kosova pret që e drejta e vet të realizohet por Kosova nuk ka mbetur vetëm duke pritur nga të tjerët me sukses ka përmbyllur punët e veta. Me planin e sigurisë Kosova përmbyll procesin për transformimin e FSK-së duke i dhënë mandat mbrojtës në ditët në vijim”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës e Shqipërisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme