Patriot Behrami, boksieri më i mirë i turneut jubilar ndërkombëtar, “Adem Jashari”

10:53 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Boksierit tonë, Patriot Behrami, i ka takuar çmimi i më të mirit në edicionin e 20-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Turneu jubilar i organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës u mbajt të shtunën dhe të dielën në Palestrën Minatori në Mitrovicë, në pjesëmarrjen e 10 shteteve.

Ndër figurat e larta të politikës dhe sportit, i pranishëm ishte edhe ish boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi, ndërsa nuk munguan edhe familjarët e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në hapje të turneut, i pranishëm ishte edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri etj.

Behrami mposhti në finale zviceranin Naser Ricard, në kategorinë deri në 69 kilogramë. Ardit Delijaj u vlerësua boksieri më i mirë vendor, në kategorinë 81 kilogramë.

Çifti më luftarak u shpall Jasim Lama (Maqedoni) dhe Marcel Janicki (Poloni), kategoria deri në 60 kilogramë, kurse epiteti i teknikut më të mirë i takoi Ivan Atanasov (Bullgari).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme