Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 ka ftuar për intervistim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.
Deputetja Ganimete Musliu ka propozuar që të hiqet nga rendi i ditës pikat ku është ftuar Presidenti dhe Kryeministri për të raportuar, raporton arbresh.info.
“Ata nuk janë këtu dhe nuk duhet miratuar këtë rend dite. Mendoj që nuk është e logjikshme të votohet ky rend dite”, tha ajo.
Deputeti Muharre Nitaj ka thënë se mbledhja e Qeverive është ditur para disa muajve se do të mbahet dhe se ky Komision duhet ti kërkoj falje kryeministrit që e ka ftuar në këtë datë duke e ditur se është mbledhja e Qeverive.
“Duhet t’i kërkohet falje Kryeministrit sepse këtu ka faj sekretaria e këtij komisioni sepse është ditur para disa muajve për mbledhjen e Qeverive. Po ashtu mendoj se qëllimisht ose pa qëllim ne po e neglizhojmë këtë punë”,, ka thënë ai.
Deputeti Driton Selmanaj ka thëne se pushtetet janë të ndara dhe se sipas tij duhet secili ta kryej punën e tij.
“Jemi pushtete të ndara Qeveria e ka punën e saj edhe Presidenca. Ne jemi Parlament ne duhet ta kryejmë punën e tyre. Kryeministri na ka dhënë një arsye duhet ta shohim arsyen e tij. Presidenti s’na ka dhënë arsye dhe mendoj që duhet të vazhdojmë me këtë rend dite”, ka thënë ai.
Pas këtij diskutimi është vënë në votim propozimi i deputetes Musliu i cili u hodh poshtë dhe nuk kaloi.
Nitaj ka replikuar duke thënë se nuk duhet votuar fare për këtë dhe se sipas tij është dashur të koordinohen me zyren e kryeministrit për këtë.
“Nëse ju e paskeni marr një përgjigje nga kryeministri që sot nuk mund të jetë në mbledhje. Cili është qëllimi qe ta vendosni prapë në rend dite pikën për ftesën e tij. Pse ju si kryetar nuk e keni hequr këtë sepse e keni ditur arsyen. Pse duhet të jetë këtu kjo pikë kur dihet arsyeja e pastaj të dal në media që kryeministri nuk merr pjesë”, ka thënë ai.
Edhe anëtari Hajdar Beqa e ka akuzuar kryetarin Sveqla duke i thënë se është duke zbatuar një agjendë të dikujt tjetër.
“Po vjen në mbledhje duke e prishur çdoherë mbledhjen. Jeni duke filozofuar dhe po ndjek krejt një agjendë të dikujt tjetër. Është e thjeshtë ke priorizim ditë kalon dhe nuk kalon”,ka thënë ai.
Kryetari Xhelal Sveqla ka thënë se është akuzë e rëndë ajo që Beqa i tha për ndjekje të agjendës së dikujt tjetër.
“Unë nuk po filozofoj por ju nuk po dëshironi ta mbani mbledhjen duke mos ditur që Presidenti s’na kanë lajmëruar. Ju po doni që ne të lexojmë ku është Presidenti kur dihen rregullat procedurale”, tha ai.
Kryetari Sveqla e shtyu mbledhjen për një kohë të pacaktuar./arbresh.info/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...