Që nga fillimi i kampanjës së Administratës Tatimore të Kosovës për kuponët fiskal e deri më tani janë rimbursuar mbi 29 milion euro, ndërsa janë rimbursuar 1,531,617 milion qytetar.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi tha për arbresh.info se ende nuk kanë planifikuar qe të ndërrojnë formën ë rimbursimit të kuponëve fiskal, mirëpo sigurisht që do të ketë ndryshime pasi që ne çdoherë bëjmë përpjekje që të gjejmë formën më të përshtatshme për qytetarët.
“Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike e cila ka arritur që në masë të madhe t’i edukojë qytetarët rreth rëndësisë së kuponit fiskal. Forma e kaluar i pati kthyer qytetarët në ‘inspektorë’ pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar qe të pajisen me kuponë fiskal”, shtoi ajo.
Kampanja aktuale e ATK-së për rimbursim, e cila u implimentua në muajin korrik 2017 është e dizajnuar pak më ndryshe, është lehtësuar mënyra e aplikimit, qytetarët më nuk e kanë të obligueshme ti dorëzojnë plikot me kuponë fiskal në Postën e Kosovës. mundësitë e përfitimit janë shumë më të mëdha, pasi qe shuma që mund të rimbursohen qytetarët është nga 25 deri në 100 euro-transmeton arbresh.info
Pas ndryshimit të mënyrës se aplikimit, numri i qytetarëve që aplikojnë për rimbursimin e parave për kuponët fiskal është më i vogël por që është në rritje, tha Bytyqi./Arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...