Google ADS

Të rinjtë kosovar sytë nga konkurset e punës në Evropë

23:26 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shtetësia e Kosovës po braktisët me të madhe nga vet qytetarët e saj, ku vetëm për një periudhë 10 mujore dorë nga ajo kanë hequr 4831 qytetarë të Kosovës. Kurse në këtë shifër nuk përfshirën qytetarët që po migrojnë me viza pune e të cilët janë ende në proces për të fituar një leje qëndrimi afatgjatë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Mungesa e perspektivës në Kosovë dhe shpresa për një jetë të mirë po konsiderohet të jetë njëra nga gjërat kryesore që i shtynë qytetarët të heqin dorë nga vendi i tyre.

Sociologu Leutrim Sahiti tha për “Indeksonline” tha se disa nga faktorët që po i shtyjnë qytetarët e sidomos të rinjtë të migrojnë janë mungesa e perspektives, cilësia e dobët e arsimit ne vend, mungesa e kushteve për realizimin e ideve dhe planeve të të rinjve për një jetë dinjitoze.

“Faktorët shtytës hyjnë papunësia e madhe e të rinjve, mungesa e perspektives, cilësia e dobët e arsimit ne vend, mungesa e kushteve për realizimin e ideve dhe planeve të të rinjve për një jetë dinjitoze. Tek faktorët tërheqës hyjnë standardi i lartë i jetës në vendet tjera, mundësitë më të mëdha të karrierës, niveli i lartë i mirëqenies sociale dhe kushteve të jetës në përgjithësi” ka thënë Sahiti.

Një gjendje e tillë duhet që t’i alarmoj institucionet e Kosovës, madje Sahiti thekson se mund të përballemi me numër të vogël të të rinjve, e si pasojë e kësaj edhe me mungesë të fuqisë punëtore.

“Të rinjtë janë “motori lëvizës” i shoqërisë, zhvillimi shoqëror, ekonomik e politik, ndryshimet pozitive në vend vijnë pikërisht nga rinia, andaj ikja e të rinjve nga Kosova duhet të shqetësojë institucionet tona dhe shoqërinë në përgjithësi, pasi që më këtë do të përballemi me një disbalans demografik, pra do të kemi numër të vogël të rinjve, fuqisë punëtore dhe kështu do të kemi edhe më shumë probleme në rrugën tonë të zhvillimit të shtetit” ka thënë Sahiti.

Drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci më shqetësuese e ka konsideruar largimin e të rinjve të shkolluar nga Kosova, duke e quajtur edhe si “ikje e trurit”. Kurse fajin kësaj gjendje ia ka adresuar mungesës së perspektivës dhe e zhgënjimit me gjendjen e përgjithshme në Kosovë.

“Shumë prej tyre e kanë humbur durimin duke kërkuar një punë e cila i përgjigjet kualifikimeve të tyre ose një mundësi që të dëshmohen në Kosovë, për faktin se ne vazhdojmë të jemi shoqëri nepotiste dhe klanore që e vë interesin personal mbi atë të përgjithshëm. Kuptohet, ka edhe individë që e shfrytëzojnë mundësinë për t’i siguruar vetes një jetë më të mirë në ndonjë vend të zhvilluar, por ata nuk përbëjnë shumicën e atyre që largohen nga Kosova për të mos u kthyer më” ka thënë Pupovci për Indeksonline.

Mungesa e kuadrove sipas Pupovcit po vërehet që tani, ku si rezultat proceset shoqërore nuk mund të shkojnë përpara dhe ka ngecje në të gjitha fushat.

“Pa dyshim, “ikja e trurit” ndikon në aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur sfidave zhvillimore. Nëse njerëzit më të përgatitur e kanë mendjen për t’u larguar nga vendi, atëherë ata nuk janë të motivuar të fillojnë ndonjë projekt afatgjatë në Kosovë që do t’i ndihmonte zhvillimit të fushës ku veprojnë. Që tani Kosovës i mungojnë kuadro të përgatitura që mund t’i çojnë përpara proceset shoqërore, prandaj edhe kemi ngecje në të gjitha fushat. Në një situatë të tillë, çdo njeri i kualifikuar është i nevojshëm” u shpreh ai.

Sociologu Sahiti “ikjen e trurit” e përshkruan edhe me largimin e mjekëve dhe profesionistëve nga fushat tjera, pasi që po u ofrohen mundësi më të mira të ushtrimit të profesionit.

“Fakti që nga Kosova po ikin jo vetëm të rinjtë e papunë por edhe ata që janë duke punuar në institucionet e Kosovës është indikator që faktor i ikjes së tyre nuk është vetëm papunësia por në përgjithësi sistemi i pa organizuar shoqëror, duke u nisur nga cilësia e dobët e arsimit, shërbimet e dobëta shëndetësore, zhgënjimi qytetar nga mos zhvillimi i vendit etj.

Sipas Sahitit, pasojat e kësaj “ikje” do të vërehen në shëndetësi, arsim dhe sektor të tjerë.

Po ashtu, edhe Dukagjin Pupovci konsideron se zgjidhja e vetme është që të ofrohen kushte më të mira, duke nisur me hapësira punësimi si në sektorin publik dhe privat.

“Kjo kërkon një qasje tjetër nga ajo që kemi tani – punësim dhe avancim në punë në bazë të meritave, jo preferencave politike apo të tjera. Mendoj se edhe vet politikanët dhe pronarët e bizneseve të mëdha do të përfitonin nga një qasje e tillë, sepse njerëzit e përgatitur mirë janë një lloj garancie për suksesin e tyre” ka thënë njohësi i çështjeve të arsimit.

Kurse, konkurset për vende pune jashtë Kosovës tërheqin vëmendjen më të madhe, duke bërë që të aplikojnë për një konkurs të vetëm mijëra qytetarë. Një rast i freskët është ai i një kompanie fiktive të quajtur “B.S.B Aviation” , e cila ka mbledhur me mijëra qytetarë pran qendrës ku mbahej intervista, e sidomos tollovi e madhe u pa në qytetin e Prizrenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme