Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se barazimi 1 me 1 ndaj Lazios, nuk e bëri nervoz sa deklaratat e Matteo Salvinit.
“Sikur të isha në vend të Gattuso do të kisha bërë ndonjë zëvendësim, futbollistët ishin të lodhur, nuk kuptoj për çfarë motivi nuk bëri asgjë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mirë edhe kështu”, ka thënë pas ndeshjes zëvendëskryeministrin Italian, njëherësh ministër i brendshëm i Italisë, përcjell “lajmi.net”.
Nuk ka vonuar shumë dhe Gattuso i është kundërpërgjigjur Salvinit.
“Salvini ankohet pse nuk bëra zëvendësime? Dëgjoni, unë nuk flas për politikë sepse nuk kuptoj asgjë. Atij i them të mendojë për politikën, sepse me gjithë ato problem që kemi në atdheun tonë, nëse zëvendëskryeministri flet për futboll, do të thotë se jemi vërtetë keq. Ky është një vend i jashtëzakonshëm. Salvini ankohet pse nuk bëra zëvendësime. E nisi me Higuain, tani e ka bërë zakon, pastaj biletat në derbi, të vazhdojmë kështu atëherë”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...