Kufiri në mes të San Diego dhe Tijuana është mbyllur, përderisa karavani me emigrantë është duke vërshuar drejt pikave të hyrjes.
Një video e paverifikuar është shfaqur në mediat sociale, kur tregohet karavani e emigrantëve që thyenin një gardh kufitar, transmeton portali arbresh.info
Besohet se policia më pas ka sulmuar emigrantët me sprej piperi, duke i shtyer ata matanë kufirit.
Në atë zonë trafiku është ndalur, deri në momentin kur emigrantët iu ofruan pikave të kontrollit.
Në një tjetër video të kapur në Meksikë, qindra anëtarë të karvanit mund të shiheshin duke marshuar nëpër një kanal drejt kufirit. Trafiku në të dy drejtimet është pezulluar në portën San Ysidro të hyrjes.
Ushtria është parë duke instaluar një barrierë metalike si lindje sekondarë e mbrojtjes kundër emigrantëve.
Teksa policia meksikane në xhaketa të larta të dukshmërisë dhe uniforma standarde shkoi drejt emigrantëve, ata u bërtitën nga lart, ndërsa turmat u mblodhën në një urë pranë kryqëzimit.
Pranë kufirit me Meksikën janë dëgjuar edhe helikopterët amerikanë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur alarmin për emigrantët që po i ofrohen SHBA-ve dhe ka urdhëruar ushtrinë që të marrë të gjitha forcat për të ndaluar hyrjen e tyre në vend.
Gjatë ditës së sotme, Trump përmes mediave sociale ka shkruar se “do ishte shumë punë e zgjuar nëse Meksika do të ndalonte emigrantët përpara se të arrinin në kufirin jugor amerikan”.
Ai ka qenë i prerë në shkrim, ku ndër të tjera ka theksuar se “nuk ka kalime”./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...